Pioli: Duhet të eliminojmë Lazion, Ibra është një luan në kafaz

180
Sigal

Milani do të ketë përballë Lazion në çerekfinalet e Kupës së Italisë dhe për të komentuar këtë takim ka qenë edhe trajneri Stefano Pioli. Ai u ndal te mikrofonat e Sport Mediaset për të thënë fjalët e tij.

Derbi mbetet satisfaksioni i një ndeshjeje të rëndësishme, por jemi të vetëdijshëm që rrugëtimi është shumë i gjatë. Kanë mbetur 15 ndeshje dhe 45 pikë janë shumë. Jemi në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, por tani vlen vetëm ndeshja e nesërme, sepse si të gjitha ekipet e mëdha ne duam të arrijmë në fund të këtij kompeticioni”.

Objektivi konkret është të eliminojmë Lazion nesër. Do të jetë një pengesë e vështirë, ata janë mirë dhe fituan një ndeshje të madhe të shtunën mbrëma në Firence. Jemi të përqëndruar në ndeshjen e nesërme dhe më pas do të shohim hap pas hapi.

Nuk e di, kritikuesit janë gjithmonë aty. Ajo që ka rëndësi është besimi që kemi. Ai po provon të jetë lojtari për të cilin u ble. Një lojtar i vlefshëm dhe një person me thellësi të madhe që po jep një kontribut të madh për skuadrën”, është shprehur Pioli.

 “Ajo është stërvitur shumë mirë me lojtarë të cilësisë së lartë. Reparti i sulmit është i nivelit më të lartë. Ne duhet të përpiqemi të mbyllim hapësirat dhe të krijojmë zgjidhje në sulm për të vënë në vështirësi kundërshtarët tanë.”

Stërvitja e pasdites do të jetë shumë e rëndësishme për të kuptuar kushtet, por në fushë do të dalë formacioni më i mirë i mundshëm.

Zlatan është një luan në një kafaz. Motivimi i tij është të ndihmojë ekipin në fushë. Ai nuk do të jetë atje nesër, do të shohim për ndeshjet e tjera”, ka përfunduar trajneri .