Takim në Lushnje, Kryemadhi: LSI më energjike se kurrë…6 Marsi është dita për shtëpinë tuaj!

140
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese, në funksion të zgjedhjeve lokale të pjesshme të 6 marsit.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi ka theksuar se Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri dhe se tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin.

Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri. Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj!