Përplasje me Conte-n, drejtuesit e Chelsea kërkojnë që Costa të mos largohet

446
Vendimi i Antonio Conte-s për të larguar spanjollin e natyralizuar Diego Costa nga ekipi duket se nuk është pritur mirë nga drejtuesit e “bluve” të Londrës.
Sipas asaj që raporton “The Sun”, shefat e Chelsea nuk janë dakort me italianin për të larguar sulmuesin i cili sezonin e fundit realizoi 20 gola në kampionat duke qenë edhe një nga protagonistët kryesorë në fitimin e titullit.

Kujtojmë se Antonio Conte lajmëroi Costa-n nëpërmjet një sms-je duke i shprehur se sezonin e ardhshëm do t’i duhej të gjente një skuadër tjetër pasi Chelsea nuk e kishte në plane. Italiani që surprizoi këdo duke triumfuar vitin e parë në një kampionat tepër të vështirë si ai Anglez, kërkon të vendosë nën urdhëra sulmuesin e Everton, Romelu Lukaku.
Sigal