Përballja me Serbinë, “Tifozat Kuq e Zi”: Mos bëni tradhti ndaj Kombëtares

803
“Sytë e UEFA-s dhe FIFA-s do të jenë të drejtuar nga tifozët shqiptarë dhe për incidentin më të vogël kombëtarja jonë mund të penalizohet me dënime të ashpra, deri në heqje pikësh apo edhe eliminim.
Me këtë rast nuk do t’i kontribuonim të mirës së kombëtares, të mirës së vendit, por do të hapnim rrugë që pikërisht shkijet të kualifikoheshin në “play-off”, çka besojmë se asnjë prej nesh nuk e dëshiron”.
Kjo është deklarata dhe kërkesa e grupimit më të madh të mbështetësve të Kombëtares, “Tifozat Kuqezi” në prag të ndeshjes së 8 tetorit në Elbasan.
Deklarata e plotë
Tifozat Kuq e Zi kanë nisur organizimet për ndeshjen e shumëpritur të 8 tetorit, Shqipëri – shkije. Kjo është ndeshja më e rëndësishme dhe njëkohësisht më delikate që prej themelimit të Tifozave Kuq e Zi.
Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar një kuotë të caktuar të biletave, përgjegjësinë për shpërndarjen e tyre e ka TKZ. Siç thamë edhe më sipër, ëshë ndeshja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt kualifikimit për “Euro 2016”, së këndejmi futja në stadium apo hedhja e gjësendeve ndaj lojtarëve kundërshtarë do të ishte TRADHËTI KOMBËTARE. Sytë e gjithë organizmave të UEFA-së dhe FIFA-s do të jenë të drejtuar nga tifozët shqiptarë dhe për incidentin më të vogël Kombëtarja jonë mund të penalizohet me denime të ashpra deri edhe në heqje pikësh apo edhe eliminim. Me këtë rast nuk do t’i kontribuonim të mirës së Kombëtares, të mirës së vendit, por do t’hapnim rrugë që pikërisht shkijet të kualifikoheshin në barazh, që besojmë se asnjë prej nesh nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Duke marrë parasysh këta faktorë, Tifozat Kuq e Zi, përmes përfaqësuesve nëpër qytete do të bëjnë një përzgjedhje të anëtarëve për t’i pajisur me bileta. Fatkeqësisht jo të gjithë anëtarët do ta kenë fatin të kenë një biletë, pasi numri i biletave për TKZ-në nga ana e FSHF-së është i kufizuar. Me këtë rast, duke marrë parasysh kërkesën jashtzakonisht të madhe, ju kërkojmë paraprakisht ndjesë të gjithë atyre anëtarëve që nuk do të kemi mundësi t’i sigurojmë një biletë.
Çmimi i biletës është 10 euro. 7.2 euro kushton bileta, ndërsa që 2.8 euro do të jepen donacion (për destinacionin e donimeve do t’ju informojnë përfaqësuesit tuaj në momentin e pagesës së biletës, si dhe ne do t’a bëjmë publik në javët në vazhdim). Biletat do të jenë për tribunën C2 (pas porte). Secila prej tyre do të jetë e personalizuar, ndërsa që krahas emrit dhe mbiemrit këtë herë do të kërkohet edhe numri personal. Afati i fundit për rezervim është data 23 shtator ora 12.00, por duke pasur parasysh kërkesën ky afat mund të mbyllet edhe më herët.
Sigal