Pasaporta diplomatike për Kombëtaren? Abrashi: Nuk ma njohin, përdor zviceranen

503
Kualifikimi i Shqipërisë në Europian u shoqërua jo vetëm me një shpërblim që dha Qeveria e Shqipërisë, por edhe me të tjera tituj e nderime. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, mundësoi për lojtarët e Kombëtares dhe stafin e trajnerëve pajisjen me pasaporta diplomatike. Dokument identifikimi me privilegje në pikat e kalimit kufitar.
Mirëpo, një prej futbollistëve kuqezi ka rrëfyer se jo gjithmonë i gjen dyert e hapura me këtë dokument. Amir Abrashi, në një deklaratë të dhënë për “badischezeitung.de”, ka bërë me dije se përdor të tjera “truke” kur ky dokument nuk e ndihmon.
“Më ndodh gjithmonë që duan të shohin një tjetër dokument, sa herë që paraqes pasaportën diplomatike të Shqipërisë”, ka treguar shqiptari. Sipas tij, ka shumë punonjës në aeroporte që nuk e njohin atë, për të cilën kërkojnë dokumente shtesë për ta vërtetuar rregullsinë e saj.
“Në çdo moment, u tregoj pasaportën zvicerane për të shmangur çdo pengesë”, ka deklaruar Abrashi. Mesfushori i Fraiburgut është një prej futbollistëve që kanë dyshtetësi, konkretisht atë helvete krahas pasaportës shqiptare.
Sigal