Partizani vuan, por fiton. Bardhi dhe Batha përmbysin Bakajn

617
Partizani ka arritur të mposhtë mes vuajtjesh me rezultatin 2-1 Vllazninë në ndeshjen e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore të zhvilluar në “Selman Stërmasi”.Elis Bakaj kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 35-të, por goli i tij nuk u mjaftoi shkodranëve pasi Bardhi në minutën e 65-të dhe Batha me penallti në minutën e 90 përmbysën shifrat. Me këtë fitore, partizani ngjitet në kuotën e 38 pikëve duke mbajtur vendin e dytë dhe duke kthyer diferencën me Kukësin kryesues në 4 pikë.
90+4′ Përfundon ndeshja.90′ Partizani përmbys shifrat teksa Idriz Batha tregohet i saktë nga pika e bardhë.
88′ Ekuban pengohet në zonë nga Bicaj dhe arbitri Jorgji akordon penallti për Partizanin. Mbrojtësi ndëshkohet me karton të verdhë.
78′ Partizani kryen zëvendësimin e fundit. Largohet Torasa, në fushë Bonifejs.
76′ Vllaznia kryen zëvendësimin e parë. Largohet Kalaja, në fushë Pepa.
73′ Mazrekaj tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi kontrollohet pa problem nga Selimaj.
65′ Bardhi tenton me një goditje nga hyrja e zonës dhe topi merr hark në lartësi duke e bërë të pamundur për Selimajn ta ndalojë nga futja në rrjetë. Barazohen shifrat.
59′ Tafili kroson nga e djathta dhe Bakaj godet rrezikshëm me kokë, por Hoxha edhe pse me vështirësi arrin të kontrollojë topin.
55′ Selimaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë të lojës.
52′ Kalojnë në qetësi këto minuta të para të pjesës së dytë.
46′ Partizani kryen dy zëvendësime të menjëhershme. Largohen Cetkoviç dhe Kalari, në fushë Mazrekaj dhe Bardhi.
46′ Fillon pjesa e dytë. Partizani luan topin e parë.
45+2′ Përfundon pjesa e parë.
40′ Bardulla ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.
35′ Vllaznia kalon në avantazh falë Elis Bakajt i cili godet një top nga hyrja e zonës dhe devijimi i Malotës e çon atë në portën e Alban Hoxhës.
25′ Megjithëse Partizani shfaqet më këmbëngulës, duhet pritur ende për rastin e parë të rrezikshëm në këtë ndeshje.
15′ Vazhdon të zhvillohet një lojë e qetë dhe pa raste të rrezikshme.
7′ Kalojnë në qetësi minutat e para të lojës teksa mungojnë rastet e rrezikshme.
1’ Fillon ndeshja. Vllaznia luan topin e parë.
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Ibrahimi, Malota, Kalari (Bardhi 46′), Vila, Batha, Torasa (Bonifejs 78′), Cetkoviç (Mazrekaj 46′), Trashi, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Bicaj, Vrapi, Pjeshka, Tafili, Krymi, Bardulla, Kalaja (Pepa 76′), Bakaj, Shtubina
Trajner: Armando Cungu
Gjyqtar: Enea Jorgji
KV: Bardulla 40′, Selimaj 55′, Bicaj 88′
Sigal