Partizani-Vllaznia/ Ndërhyn edhe VAR-i në fund të pjesës së parë, kuqeblutë e mbyllin në avantazh

258
Sigal

Partizani dhe Vllaznia janë duke “përplasur brirët” mbrëmjen e sotme  në “Elbasan Arena”, me supersfidën e javës së tretë që ka startuar në orën 19:45.

Për sa i përket statistikave, Partizani dhe Vllaznia janë përballur 161 herë në total, ku 48 herë ka triumfuar Vllaznia, 41 sfida janë mbyllur në barazim dhe 72 herë ka fituar Partizani.

Të dy trajnerët Daja dhe Brdariç kanë bërë publike formacionet zyrtare, duke hedhur në fushë lojtarët më në formë të momentit.

LIVE: PARTIZANI – VLLAZNIA 0-1
4′ Da Silva

KOMENTI LIVE: 

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë mes protestave të shkodranëve që po nisnin një kundërsulm në ato momente.

45’ Pas ekzekutimit të goditjes së dënimit, Vllaznia nis një kundërsulm të shpejtë me Latifin i cili provon nga distanca, duke rrezikuar portën e Hoxhës.