Sigal

Partizani u dënua me dy ndeshje pezullim pa tifozë nga Federata Shqiptare e Futbollit, për shkak të sjelljes së gabuar të tyre në takimin e humbur kundër Skënderbeut, ku “guerilsat” shpalosën një banderolë raciste kundër grekëve. Megjithatë, të kuqtë do të kenë mbështetjen e tifozëve në takim e radhës në Superiore, të dielën e ardhshme me Laçin në “Selman Stërmasi”. Drejtuesit e klubit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp kanë ftuar të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium, pasi ka vendosur ta shlyejë financiarisht pjesën e mbetur të dënimit pa tifozë. “Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. “Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëve kryesojmë të vetëm!”