PARTIZANI-DINAMO C/ Luhet “Derbi” i 183-të, flasin për “Telegraf” Klevis Dalipi dhe Artur Çobani: Një ndeshje pa motiv, aktualiteti sfidon historinë

Speciale nga Agron KAJA

Sigal

PARTIZANI-DINAMO / HISTORI-BILANC-AKTUALITET

HISTORIA                           

Ndeshja e parë                      

Viti 1950

Partizani-Dinamo        2-2

Ndeshja e fundit                   

Datë 9 mars 2026

Dinamo-Partizani        0-2

BILANCI

Janë luajtur                  182

Fitore Partizani            75

Barazime                     55

Fitore Dinamo             52

Golat                  244:197

Ndeshja e rradhës       183

Ndeshja e 183-të

Partizani-Dinamo City do të luhet ditën e dielë, datë 10 maj 2026 ora 16:00, në stadiumin “Arena e Demave”, Tiranë

SEZONI 2025-2026

Datë 29 tetor 2025

Dinamo C-Partizani    2-0

Datë 23 dhjetor 2025

Partizani-Dinamo C    1-3

Datë 9 Mars 2026

Dinamo C-Partizani    0-2

AKTUALITETI

Partizani vëndi i 5-të

12 F, 9 B, 14 H, G 36:47

Në total 45 pikë

Dinamo vëndi i 4-ët

12 F, 13 B, 10 H, G 42:31

Në total 49 pikë

KLEVIS DALIPI, PARTIZANI

Klubet shqiptare të ndryshojnë mëndësinë, jo formulën

Si e përshkruani situatën e Partizanit sot, një ndeshje para përfundimit të kampionatit?

Për mendimin tim, Partizani është duke menduar për sezonin tjetër, sepse me këtë “derbi” nuk kanë asnjë lloj synimi. Ashtu si funksionojnë skuadrat e mëdha, them se duhet ta kishte menduar mirë këtë situatë, me më shumë lojtarë nga akademia.

Në pritshmëritë tuaja teknike, ku e mendonit skuadrën e Partizanit në fundin e këtij sezoni?

Ashtu si nisi dhe ku është sot, me oshilacionet gjatë garës, Partizani është mirë në këtë pozicion në renditje, edhe pse si skuadër e elitës duhet të ishte në kreun e renditjes. E nisi dobët dhe vazhdoi mirë, por në fund u tregua pa bosht kryesor.

Në “Derbi”-in 183 të kryeqytetit Partizani është më superior në shifra, e shikoni favorit me Dinamon?

Nuk e shoh Partizanin favorit, sepse është një ndeshje ku të dyja skuadrat janë pa asnjë motiv. Të dyja skuadrat mund të luajnë me lojtarë të rinj dhe me ata që nuk kanë patur pritshëmritë e sezonit. Ky është momenti i tyre për të treguar vlerat.

Sa do të ndikojnë në këtë “derbi” rezultatet që këto dy skuadra shënuan në javën e kaluar (35)?

Jo, sepse është një ndeshje që nuk ka synime nga të dyja skuadrat. Është një ndeshje thjesht për t’u luajtur. Unë them se duhet të fokusohen te organika në vazhdim, do provohen lojtarë nga Akademia dhe të tjera me pak minuta.

Si ndeshja përmbyllëse e kampionatit, do kemi tifozeri më të madhe nga ndeshjet e tjera mes tyre?

Vështirë do jetë me tifozeritë, sepse vetë pozitat e tyre nuk e nxisin tifozerinë. Për mua, kjo skemë ku ka patur edhe raste dasharisie, por skuadrat kanë më shumë ekuilibër në raport me disa vite më parë që kishte disbalancë mes klubeve.

Si partizanas, cili është parashikimi juaj për këtë “Derbi” Partizani-Dinamo City?

Unë mendoj që Dinamo, edhe pse është në kushte komode, duhet ta vlerësojë shumë këtë “Derbi”, mos ta prishë strukturën e ekipit. Ndërsa Partizani ka tjetër objektiv, sepse këtu ai duhet të nisë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Luhet ndeshja e fundit e kampionatit, si e parashikoni renditjen e skuadrave në tabelë?

Mendoj se ndryshime mund të ketë vetëm tek vëndet e fundit të renditjes, sepse vetëm këtu vlejnë 90 minutat e fundit. Nëse nuk do ketë dashamirësi, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, do ketë edhe ndonjë surprizë jashtë pritshmërive.

Për çfarë do të luhet në javën e 36-të?

Një javë para mbylljes së kampionatit të Superiores 2025-2026, Dinamo dhe Flamurtari mësuan verdiktin përfundimtar. Vlonjatët zbresin nga kategoria, dinamovitët sigurojnë “Final 4”. Për mbijetesë mbeten Teuta dhe Vora, ndërsa Bylisi me Tiranën mendojnë barazimin. Vetëm Partizani luan për asgjë këtë javë.

ARTUR ÇOBANI, DINAMO

“Derbi” vlen vetëm për statistikë, Dinamo e fiton

Si e përshkruani situatën e Dinamos sot, një ndeshje para përfundimit të kampionatit?

Mendoj se Dinamo ka lëshuar shumë pikë. Jo me dashje, por me pak kujdes mund të ishte edhe 10 pikë më tepër, një skuadër që do luftonte për titullin. Ka arritur objektivin minimal që të luajë në Europë, por duhet të fitojë Kupën e Shqipërisë.

Në pritshmëriat tuaja teknike, ku e mendonit skuadrën e Dinamos në fundin e “Final 4”?

E përmënda më sipër, Dinamon e mendoja se do ishte në një situatë të barabartë me Elbasanin e Vllazninë. Ka shumë arsye për këto pritshmëri, por në rrugëtimin e saj Dinamo kishte disa oshilacione që ia ndryshuan synimet e kampionatit.

Në “Derbi”-in 183 të kryeqytetit, Partizani është më superior në shifra, realisht e shikoni Dinamon favorite?

Dinamo duhet që ta fitojë këtë “derbi”, sepse tre pikët e ngrejnë shumë në llogatitjet që bëhen në ndeshjet “Final 4”. Në shifra, është sikundër edhe ato janë dhe që i përkasin kohëve të shkuara, por në aktualitet të dyja janë ndryshe.

Sa do të ndikojnë në këtë “derbi” rezultatet që këto dy skuadra shënuan në javën e kaluar (35)?

Dinamo e ka motivin më të lartë se Partizani në “Derbi”-in e të dielës, sepse kërkon “Final 4” dhe është para finales së Kupës së Shqipërisë. Partizani është në një moment të vështirë, një dështim që mund të sjellë edhe pasoja për skuadrën.

Si ndeshja përmbyllëse e kampionatit, do kemi tifozeri më të madhe nga ndeshjet e tjera mes tyre?

Ngjarjet e fundit nuk kanë lënë shije të mirë në opinionin sportiv, që ata të shkojnë në stadiume. Jam i bindur se nuk do ketë spektatorë të shumtë në këtë “Derbi”. Tifozët e Partizanit janë të shumtë, por këtë herë kanë të drejtë të braktisin sfidën.

Si dinamovit, cili është parashikimi juaj për këtë “Derbi” Partizani-Dinamo City?

Nuk do jetë një “Derbi” në një ambient të zjarrtë dhe me shumë tifozë. Dinamo është më e avantazhuar për objektivat që ka, ndërsa për Partizanin nuk ka më objektiva në këto 90 minuta të fundit. Do kemi një ndeshje me Dinamon fituese.

Luhet ndeshja e fundit e kampionatit, si e parashikoni renditjen e skuadrave në tabelë?

Pavarsisht rezultateve të ndeshjeve ku Vllaznia e ka më të lehtë me Flamurtarin, Elbasani-Tirana është ndeshja më delikate. Tek Vora-Bylis shoh fitore të Vorës, ndërsa Teuta-Egnatia mbetet interesante, por durrsakët do ta kalojnë pozitivisht.

Partizani çudit me vendimin, mbyll disa tribuna

Për ndeshjen “derbi” me Dinamon, Partizani ka vendosur të mbyllë tribunat A, B dhe VIP. Ky vendim është zyrtarizuar nga klubi, i cili dje nxorri në shitje biletat për sektorët e tjerë. Çmimet varijojnë nga 300 deri në 500 lekë të reja. Kjo situatë vjen se, Partizani nuk ka asnjë motiv në këtë “derbi”. Por edhe nga “armiqësia” me tifozerinë dinamovite!

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026

Ndeshjet-Java 36-E fundit 

E dielë, 10 maj 2026

AF Elbasani-Tirana     16:00

Partizani-Dinamo C    16:00

Teuta-Egnatia              16:00

Vllaznia-Flamurtari     16:00

Vora-Bylis                   16:00

RENDITJA        

Skuadrat                    Nd       P

1.AF Elbasani              35        62

2.Vllaznia                    35        60

3.Egnatia                     35        57

4.Dinamo City             35        49

———————————–

5.Partizani                   35        45

6.Bylis                         35        41

7.Tirana                       35        41

———————————–

8.Vora                         35        39

———————————–

9.Teuta                        35        39

10.Flamurtari               35        36

Intrigat e “Final 4”, kush përfiton nga skema

Në zonën “Final 4” ka disa të “fshehta”. Nëse Elbasani e humbet ndaj Tiranës dhe Vllaznia me Flamurtarin, me përgjysmimin e pikëve, ato do të kenë nga 31 pikë. Elbasani përfitonin nga ndeshjet direkte, për të qenë mbi Vllazninë. Sepse axhenda e “Final 4” ndërtohet sipas renditjes së kampionatit të rregullt.

Bastet të “frikësuar”, e “bojkotojnë” Superioren

Thuajse të gjitha kompanitë e basteve në Europë i kanë hequr nga skedinat e tyre ndeshjet e javës së 36-të. Frikë nga trukimet, ky mund të jetë motivi i këtij “bojkoti”. Vetëm Partizani me Flamurtarin luajnë pa motiv, skuadrat e tjera janë në ethet e 90 minutave të fundit. Ndaj dhe Bastet i frikësohen tolerimeve.