Panuçi: Ndaj Skocisë duhet të fitojmë patjetër, kam një skuadër të shurdhër

529
Sigal

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka dalë ditën e djeshme para mediave, për të folur në prag të sfidës së Ligës së Kombeve kundër Skocisë, por edhe për miqësoren kundër Uellsit, dy sfida që do luhen në Shqipëri në harkun e pak ditëve, 17 nëntor Skocia në Shkodër dhe 20 nëntor Uellsi në Elbasan. Tekniku italian është shprehu për mungesën e Loret Sadikut, i cili nuk iu afrua kombëtares pas ftesës së Panuçit. “Sadikun e ftova, pastaj me dërgoi një mesazh dhe folëm me njëri-tjetrin. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por më tha që kishte pasur probleme, nuk ishte 100%. Më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë, nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në planet për të ardhmen. Më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim”. Panuçi foli dhe për kundërshtarin e ardhshëm, Skocinë. “E merituam humbjen në ndeshjen e parë. Nuk luajtëm mirë, vuajtëm agresivitetin. Në shtëpi tonë do jetë ndryshe. Duhet të fitojmë patjetër, sepse siç dihet vendet e para ngjiten më lart. Na duhet fitorja dhe na duhen disa gola, që nuk po i shënojmë. Me Izraelin nuk morëm rezultatin që meritonim. Kemi pësuar 3 gola nga goditje standarde, për shkak të gabimeve tona. Më duket sikur po merrem me një skuadër të shurdhët. Duhet t’iu përsëris shumë herë të njëjtën gjë. Është shumë e rëndësishme për ne ndeshja e radhës, për shkak të formulës së grupeve. Është shumë e rëndësishme që të shënojmë gol. Të vazhdojmë nivelin e lojës që nisëm me Izraelin. Kemi luajtur më mirë edhe se në fitoren ndaj Turqisë. Duhet të jemi më të egër dhe të shfrytëzojmë rastet”- tha trajneri i kombëtares.