Panucci përjashtoi Strakoshën se humbi avionin, reagon Armando Duka

426
Sigal

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për mediat në ditën e parë të grumbullit të ekipit Kombëtar, në prag të 2 sfidave eliminatore të Europianit.

Kreu i FSHF-së vlerësoi atmosferën brenda ekipit, si dhe foli për lënien jashtë të Strakoshës nga trajneri Panucci.

“Atmosfera brenda ekipit është e mirë. Ekipi në këto momente pothuajse është 100% gati. Futbollistët kanë arritur në hotel. Sot bëjnë stërvitjen e parë. Brenda nesh çdo gjë po përgatitet mirë. Gjithsesi atmosferën e një ndeshje kualifikuese kaq të rëndësishme, nuk është se po e ndjej. Nuk e di pse.

Në ambientin përreth në përgjithësi nuk ka shumë interes. Ekipi patjetër që është i rëndësishëm, do mobilizohet maksimalisht. Ndeshja është shumë e rëndësishme, por jemi të rëndësishëm edhe ne që duhet ta mbështesim ekipin. Me njerëz në stadium, me media, sepse kjo është një gjë e rëndësishme që na bën të gjithëve krenar. Ti fillojmë mbarë eliminatoret e Europianit”, tha Duka.

Në lidhje me vendimin e Panuccit për të përjashtuar Strakoshën për shkak se humbi avionin dhe nuk erdhi në kohë në grumbullim, kreu i FSHF-së deklaroi: “Më vjen keq për portierin e Kombëtares, Strakosha. Është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Një nga më kualitativët të skuadrës, por edhe disiplina është lojtar akoma më i rëndësishëm për skuadrën. Nga kontakti që kam pasur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive për të munguar.

Përderisa gjithë shokët vijnë në orar, duhet të respektosh orarin. Është një humbje për skuadrën teknikisht, si dhe një fitore për disiplinën. Si dhe një mësim për lojtarin, që ekipi Kombëtar është mbi gjithçka”.