Numri një i pankinës së Marokut optimist: Kemi gati planin për Spanjën

86
Sigal

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, është shfaqur optimist për mediat para takimit të rëndësishëm të fazës së 1/16-ve të Botërorit të Katarit ndaj Spanjës.

“Të gjithë duan të vijnë në Doha, ne mund të mbushim dy stadiume. Tik, tak, tik, tak, derisa lojtarët kundërshtarë të lodhen. Duhet të kemi një kokë të fortë. Duhet të pranojmë se ata do të luajnë një lojë ku do të fokusohen te posedimi i topit. Spanja nuk do të dijë se çfarë të bëjë me gjithë atë posedim të topit, ky është plani ynë”, tha ai.

Regragrui shtoi: “Ata luajnë një lojë të bazuar te posedimi i sferës, e cila është shumë e vështirë për kundërshtarin por edhe për njerëzit që e shikojnë”.