Nuk di të ndalet beratasi Myrto Uzuni, vazhdon të jetë protagonist për Grandën duke shënuar një super gol

92
Sigal

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist për Granadën në La Liga 2, kësaj radhe duke shënuar një supergol kundër Vijareal B.

Në minutën e 28’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, lëshoi një predhë nga jashtë zone, e cila përfundoi mrekullisht në rrjetë, me portierin e vendasve që nuk mund t’i bënte dot asgjë për ta ndaluar.

Ky është goli i 15 i Uzunit në La Liga 2 me Granadën, duke vazhduar të jetë golashënuesi më i mirë në kampionat.