Defekte teknike, digjen dy makina në Sarandë

112
Sigal

Dy makina janë shkrumbuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se shkak për flakët është bërë një shkëndijë elektrike në një nga makinat. Më pas flakët janë përhapur dhe në mjetin tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. Z, ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. S, ,ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.