Një ditë para sfidës, Marku dhe Parra peshohen në sheshin “Skënderbej”

113
Sigal

Boksieri Shqipëtar Florian Marku dhe kundërshtari I tij meksikan Migel Parra kanë kryer sot peshimin zyrtar në sheshin “Skënderbej”.

E gjithë procedura u krye në ambient të hapur në mënyrë që edhe dashamirësit e këtij sporti , por edhe qytetarët ta ndiqnin nga afër.

Boksieri kuqezi rezultoi me peshën 66.7 kilogramë ,ndërsa pesha e meksikanit ishte 65.9 kilogramë.

Gjatë procesit të peshimit në shesh nuk munguan as ngacmimet mes boksiereve. Florian Marku dhe Miguel Parra do të luftojnë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Air Albania” për titullin WBS Silver.

Në boksin profesionist Marku koleksionon 11 fitore dhe 1 barazim deri më tani, Aktualisht boksieri lushnjar mban titullin IBF International, trë fituar në prill të këtij viti kundër britanikut Xhenkins.