
15-vjeçare amerikane Cori Gauff, ka hyrë në histori teksa në raundin e parë të turneut e Wimbledonit mundi veteranen Venus Williams me rezultatin 2-0 (6-4, 6-4). Në pjesëmarrjen e saj të parë në një grand slam, adoleshentja amerikane mundi idhullin e saj, 24 vjet më të madhe, duke treguar personalitet në fushë dhe shokuar të gjithë me këtë rezultat.
Venus Williams është 5 herë fituese e këtij grand slam, por ndaj furisë së Gauff nuk mundi të bëjë asgjë, duke u eliminuar që në start.
Rezultat surprizë ishte eliminimi i japonezes Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë dhe fituese e US Open vjet dhe e Australian Open këtë vit. Ajo u mund 2-0 nga Yulia Putintseva e Kazakistanit, duke befasuar me këtë eliminim kaq të shpejtë.
Numri 2 në botë, tenistja rumune Simona Halep, fitoi 2-0 (6-4, 7-5) ndaj bjelloruses Aliaksandra Sasnovich. Një ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës, por rumunia tregoi epërsi në momentet vendimtare.
Po 2-0 fitoi edhe tenistja amerikane Madison Keys, që mundi 2-0 (6-3, 6-3) tajlandezen Luksika Kumkhum. Një paraqitje të mirë bëri tenistja ukrainae Elina Svitolina, që mposhti 2-0 (7-5, 6-0) australianen Daria Gavrilova dhe avancon më tej.