Nga Allegri te Conte, pesë emrat që mund të zëvendësojnë Mancinin tek Italia

115
Sigal

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) tani ka për detyrë të gjejë një trajner të ri për Kombëtaren axurre, pas vendimit tronditës të Roberto Mançinit për të dhënë dorëheqjen.

Gjërat kanë qenë të vështira për të kaltrit pas suksesit të tyre të jashtëzakonshëm në Euro 2020, trofeu i parë që nga Kupa e Botës në 2006.

Skuadra humbi pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 pas një disfate katastrofike nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen “play-off” në vitin e kaluar.

Kjo ishte mungesa e tyre e dytë radhazi pasi nuk arritën të shkonin as në “Rusi 2018”.

Mancini drejtoi 61 ndeshje Italinë, duke marrë 39 fitore, 13 barazime dhe nëntë humbje.

Ai gjithashtu vendosi një rekord të ri në futbollin ndërkombëtar pasi udhëhoqi ekipin në një seri pa humbje prej 36 ndeshjesh.

FIGC ka filluar punën për të gjetur një zëvendësues, ndërsa mediat italiane kanë renditur pesë emrat që mund të zënë vendin e Mancinit

1 – Massimiliano Allegri

2 – Luciano Spalletti

3 – Gennaro Gattuso

4 – Fabio Grosso

5 – Antonio Conte