Neuer paralajmëron kundërshtarët e Gjermanisë: Ja çfarë po presim me padurim

136
Sigal

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me objektivat personalë dhe ato të kombëtares së tij.

“Presim me padurim që të luajmë, këto janë miqësoret e para në rrugën e gjatë që çon te Kupa e Botës dhe duam të kemi sukses nga fillimi për ta nisur aty ku e kemi lënë”, ka thënë Neuer.

“Do të jetë një verë e gjatë për ne, në Nations League nuk kemi shkëlqyer gjithmonë dhe duam të bëjmë mirë për këtë. Personalisht synoj të fitoj çdo trofe dhe është e rëndësishme ta nisim në mënyrën e duhur ndryshe sa kemi bërë në Rusi.

“Dua ta fitoj Botërorin përsëri. Nuk ka asnjë të re për të ardhmen time, por nuk synoj të jem në portën e Gjermanisë përtej 2024-ës, derisa të jem mirë do të jem këtu.

“Për mua është një nder i madh të jem pjesë e Gjermanisë dhe jam i lumtur të jem në këtë skuadër”.