Super në formë Nejmar dhuron spektakël, Ikardi dhe Di Maria i japin fitoren PSG-së

442
Sigal

Paris Saint Germain vazhdon me fitoret në kampionatin francez, teksa sonte në javën e 14-të, mposhti pastër 2-0 Lilën në shtëpi.

Golat për ekipin parizien u shënuan nga Mauro Ikardi në minutën e 17-të, si dhe Angel Di Maria në minutën e 31-të. Nga dëmtimi në fushë u rikthye edhe Nejmar, i cili nuk zhgënjeu, duke lënë shenjë me një pasim fantastik, edhe duke u gjendur mes shumë kundërshtarëve.

Me këtë fitore, PSG vazhdon të mbajë vendin e parë me 33 pikë, plot 11 më shumë se Marseja e vendit të dytë.