Në prag të sfidës me City-n, PSG humb yllin e skuadrës

177
Sigal

Teksa kanë mbetur vetëm disa orë nga starti i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis Mançester Sitit dhe PSG-së, mediat franceze njëzëri kanë konfirmuar mungesën e Kilian Mbapes në sfidën e sotme.

Mbape mungoi dhe në sfidën ndaj Lensit në kampionat 3 ditë më parë për shkak të një dëmtimi në kofshë, por si duket trajneri Mauricio Poçetino nuk kërkon që të rrezikojë më tej. Në vendin e Mbape pritet të luajë sulmuesi tjetër argjentinasi Mauro Ikardi, duke formuar një tredhëmbësh me Di Marian dhe Nejmarin në sulm.

Ndërkohë nga ana tjetër është konfirmuar prezenca e tij në stolin e parisienëve dhe mbetet për tu parë nëse do të përdoret si ‘’as nën mëngë’’ nga trajneri anglez.