Në prag të miqësores me Çekinë, Kombëtarja mbërrin në Pragë. Zbulohet axhenda e kuqezinjve

205
Sigal

Pasditen e sotme Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Pragë, ku të martën do të luajë miqësoren e dytë të planifikuar kundër Çekisë.

Pas barazimit me Uellsin, kuqezinjtë udhëtuan me autobus drejt Londrës dhe më pas me avion drejt Çekisë.

Në aeroport, Kombëtarja është pritur nga Ambasadori i Shqipërisë në Republikën Çeke i cili ka takuar lojtarët dhe presidentit e FSHF-së, Armand Duka.

Fill pas akomodimit në hotel, kuqezinjtë i janë fushës për seancën stërvitore. Lojtarët titullarë të sfidës ndaj Uellsit bënë një stërvitje të lehtë dhe të diferencuar ndërsa pjesa tjetër zhvilloi një seancë të plotë me ushtrime fizike dhe taktike.

Ditën e nesërme kuqezinjtë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit, për tu përgatitur për miqësoren e të martës ndaj Çekisë në orën 20:15.