Ndizen motorët, Real Madridi gati të “kafshojë” Barcelonën në sprintin final

304
Sigal

Zinedin Zidan buzëqesh. Trajneri i Real Madridit mundet më në fund të mbështetet te sulmi i tij falë rikthimeve nga dëmtimi i Eden Hazard dhe mbi të gjitha Marko Asensios. Sipas asaj që nënvizon “AS”, francezi ka mundësinë që të provojë më në fund atë kishte në plan që në fazën përgatitore të verës së shkuar: tredhëmbëshin.

Dëmtimi i spanjollit në fazë prag të kampionatit dhe problemet e vazhdueshme të yllit belg e kanë detyruar Zizun që të hedhë në krah të Karim Benzemas gjithmonë lojtarë të ndryshëm, pa marrë rezultatet e dëshiruara.

Tani, pas pezullimit të detyrar të kampionatit për shkak të emergjencës të detyruar prej pandemisë së koronavirusit, Reali ka mundësinë që të hedhë në fushë nga minuta e parë formacionin më rë mirë të mundshëm dhe ta mbyllë sezonin duke fituar të paktën një trofe.