Ndeshja hapëse e Europianit, qeni “predikues” i surprizon të gjithë me parashikimin (VIDEO)

54
Sigal

Vite me parë bëheshin parashikime me “Oktapd” për kompeticione të mëdha se kush skuadër del fituese në fund, ndërsa kësaj herë është një qen që bën parashikimin e ndeshjes hapëse të Kampionati Europian mes Turqisë dhe Italisë.

Kur duhet vetëm 1 ditë nga starti i “Euro 2020” tifozët janë kuriozë për të parë se cila nga skuadrat do t’ia dalë të jetë fituesja e sfidës dhe për këtë u ka ardhur në ndihmë parashikimi që bën qeni i quajtur “Salçiçja Psiqike”.

Para qenit janë vendosur dy tasa me ushqimet tradicionale të vendeve përkatëse të cilit i duhet të zgjidhte ushqimin e tij të preferuar. Ne dispozicion të tij janë dy alternativa për të bërë parashikimin fitues, e para ai duhet të zgjedhe dy herë të njëjtin ushqim dhe për të nxjerrë kombëtaren përkatëse fituese të sfidës e dyta nëse ai zgjedh të dyja herët ushqimet e të dyja skuadrave do te thotë se kjo sfidë del barazim.

Është pikërisht barazimi rezultati qe qeni parashikoi për sfidën hapëse të këtij kampionati, mes Turqisë dhe Italisë, duke zgjedhur një herë spageti bolonjez dhe herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji.

Kurioziteti është shumë i madh për të parë nëse qenit do t’i dalë parashikimi, që më pas të bëhet i njohur si Oktapodi Pol.