Mourinho zbulon një korrupsion të FIFA-s

458
Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë mjaft shokuese, duke zbuluar një korrupsion të FIFA-s. Mourinho u mposht nga Vicente Del Bosque për çmimin si trajneri më i mirë, ndërsa kjo sipas portugezit erdhi vetëm për shkak të korrupsionit të FIFA-s.
“Ishin tre finalist, ndërsa kur mua më thanë se kam përfunduar në vendin e dytë, ishte një gjë shumë normale për mua”. “Sidoqoftë, më vonë votat u bënë publike. Dhe ish-lojtari im, kapiteni i shteti, më thiri dhe më tha: Mister, këtu ka diçka gabim, sepse qartë, shumë qartë, unë ta kam dhënë votën ty, unë votova për ty, ndërsa në listë ishte një emri i trajnerit tjetër”.
“Disa minuta më vonë, një shok im portugez, trajneri i shteti, më tha: Mister, mos beso atë që ke parë, sepse shumë qartë, unë kam votguar për ty. Disa minuta më vonë, mora një telefonatë nga një tjetër trajner i një kombëtareje: “Ata e ndryshuan votën”. “Kush e ndryshoi votën? Federata e tij? Fifa? Kush? Nuk është dramë. Një dramë është diçka tjetër, por në atë moment unë kam thënë: “Nga ky moment unë nuk do të shkoj prapa’, sepse diçka ndodhi”, përfundoi Mourinho deklaratën e tij për Sunday Times.
Sigal