Morata pranon ofertën e Milanit

499
Milani nuk ndalet në merkato dhe kuqezinjtë janë shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin spanjoll Alvaro Morata. Ndërkohë që Milani është në turne në Kinë, drejtuesit e klubit po punojnë për të sjellë në skuadër një sulmues të fortë. Pistat për të sjellë në “San Siro” Aubameyand dhe Belotti mbeten ende të hapura, por blerja e një sulmuesi të madh është domosdoshmëri, Dhe mediat italiane raportojnë mëngjesin e sotëm se Morata mund të rikthehet në Serinë A, por ketë herë për të veshur fanellën kuqezi. Ndërkohë që edhe vetë sulmuesi shprehet se dëshiron të largohet nga Madridi.
Pas blerjeve të Bonuçi dhe Biglia ardhja e Morata do të ishte “Qershia mbi tortë” e merkatos së Milanit, që nuk ka shumë problem financiare. Morata luan me Real Madrid, që kërkon 90 milionë euro për sulmuesin, por spanjollët janë gati të bisedojnë me kuqezinjtë për këtë transferim. Më 3 qershor, Morata deklaroi se nuk ka ndërmend të rikthehet në Serinë A, për respekt të Juves, ku luajti deri vjet, por duket se sulmuesi është gati të pranojë ofertën e kuqezinjve edhe pse nuk do të luajë një sezon në Champions League.
Sigal