Milani kërkon një shqiptar për të zëvendësuar Calhanoglu

215
Sigal

Hakan Calhanoglu u largua me parametra zero nga Milani gjatë kësaj vere.  Kuqezinjtë kanë nisur punën për zëvendësimin e tij, teksa në listë është edhe një futbollist me origjinë shqiptare.

Enis Bardhi është një nga fantazistët më të talentuar në La Liga dhe kontrata i përfundon në verën e vitit 2022, teksa rinovimi me Levanten duket i vështirë.

Bardhi synon të ngjisë shkallët në karrierën e tij, teksa Milani shihet si destinacioni i duhur. Shifrat e transferimit mund të jenë të përballueshme edhe për kuqezinjtë.