Sonte në mbrëmje nis java e 27-të e Serie A pasi në fundjavë u luajtën ndeshjet që ishin për t’u rikuperuar në kalendar.
Milani do të vizitojë Leccen e Liveranit në “Via del Mare”. kuqezinjtë do të fokusohen te arritja e Europës, ndërsa verdhekuqtë duan pikë për mbijeteesë.
Rikthehen në formacion te Milani Theo Hernandez edhe Samu Castillejo, ndërsa Ibrahimovic vazhdon të jetë i padisponueshëm. Pioli ka zgjidhur dyshimet e fundit duke ulur Paqueta në stol dhe duke i dhënë vendin e titullarit Bonaventuras.






















