Milan përmbysje për 7+, Arsenal fiton edhe me “kalamajtë”

432
Sigal

Plot 14 ndeshje janë zhvilluar njëherësh në orën 18:55 për Europa League, ndërsa dy të tjera u luajtën në 16:50.

Ndër këto ndeshje edhe Milan priti në “San Siro” Dudelange, të cilët i mundën me rezultatin 5-2. Pjesa e parë u mbyll në barazim, me Cutrone që shënoi fillimisht dhe miqtë që barazuan pak para fundit të 45 minutave. Në të dytën është ekipi modest nga Luksemburgu që shënoi golin e dytë pas 4 minutash lojë.

Por, kuqezinjtë përmbysën shifrat në 4 minuta, më saktësisht shënuan 4 gola në 15 minuta. Fillimisht një gjuajtje e Cutrone u devijua për të shkuar në rrjetë në formë autogoli, më pas ishte Calhanoglu që shënoi me një gjuajtje nga jashtë zone. Një autogol tjetër u shënua pas golit të turkut, ndërsa Borini shënoi golin e pestë pa u bërë një minutë që u hodh në fushë.

Me këtë fitore Milan ngjitet në kuotën e  10 pikëve, një më pak se Betis që fitoi 1-0 ndaj Olimpiakos, me grekët që mbetën në kuotën e 7 pikëve, në ndeshjen në Greqi Milanit i mjafton një humbje me rezultat minimal apo një barazim për t’u kualifikuar.

Fitore arriti edhe Arsenal në Kiev ndaj Vorskla, 0-3. Topçinjtë e kanë siguruar kualifikimin si të parët e grupit me këtë tre pikësh. Për këtë ndeshje trajneri Emery la në shtëpi një pjesë të lojtarëve titullar dhe grumbulloi plot 12 lojtarë nga akademia e Arsenal.

Golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e parë. Fillimishit shënoi Smith-Rowe, më pas Ramsey shënoi me penallti dhe Willock i vuri kapak.

Për më tej u kualifikuan Bayern Leverkusen e Zurich nga grupi A. Në grupin B është kualifikuar Salzburg dhe Celtic ka nevojë për një pikë për t’u kualifikuar. Grupi C ka Zenit si të kualifikuar, ndërsa Slavia Prague lufton me Copenhagen për një vend për më tej.

Arsenal dhe Sporting janë kualifikuar në grupin E. Betis ka kaluar dhe Milan pret një ndeshje në grupin F.