Sigal

Në moshën 29-vjeçare Mesut Ozil tërhiqet nga kombëtarja gjermane, një lajm ky që me siguri do të trondisë tifozët e tij.

Kampioni i botës me pancerat në 2014-ën në Brazil, nuk ka pranuar më kritikat dhe ofendimet e shumtë që kanë mbërritur në adresë të tij për paraqitjen e dobët në Botërorin rus dhe për këtë arsye mesfushori i Arsenalit ka vendosur t’i japë lamtumirën përpara kohe ekipi përfaqësues.

Ozil, i cili u bë objekt i irritimit të tifozëve gjermanë edhe për faktin se pak ditë para fillimit të Kupës së Botës së bashku me Ilkay Gundogan pozoi me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me një deklaratë në rrjetin e tij social në Teitter komunikoi tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane.

“Nuk do të luaj më për ekipin përfaqësues pasi në drejtimin tim ekziston një ndenjë racizmi dhe mungesë respekti” shkruante ndër të tjera në letrën e tij të gjatë mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil. Ndërkohë që më herët ka qenë babai i tiju ai që i8 ika kërkuar Ozil të ikë nga Kombëtarja.

Me Gjermaninë Ozil ka zhvilluar 92 ndeshje duke shënuar 23 gola, ndërsa ka fituar edhe një kampionat europian në 2009-ën me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve.