Merret vendimi drastik në Europian, zbardhet çfarë pritet në sfidën Angli-Ukrainë

180
Sigal

Angli-Ukrainë e cila do të luhet në stadiumin “Olimpico” të Romës do të zhvillohet pa tifozët nga Britania e Madhe. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Këshilltari i Shëndetit në rajonin e Lacios, Alesio D’Amato duke deklaruar se duhet të kryhet karantina e detyruar 5-ditore për personat që vijnë nga zonat e Britanisë së Madhe, pasi rreziku për variantin indian “Delta” të COVID-19 është i madh:

“Sfida e ardhshme në Europian do të sjellë tifozë të huaj në stadiume. Theksoj se për motivet e mutacionit të ri indian asaj Delta, karantina 5-ditore për personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të respektohet.”

Pasi ka luajtur katër ndeshjet e para në “Wembley” para tifozëve të tyre, Anglia tani do të luajë për kualifikimin e saj në gjysmëfinale të EURO 2020 në Romë ndaj kombëtares ukrainase dhe do ta bëjë këtë pa kontributin e tifozëve britanikë, të cilët ishin thelbësor në fitoren ndaj Gjermanisë.