Mbrojtja brutale dhe bunkeri i Simeones: Kjo është hera e parë në jetën time që e kam hasur

195
Sigal

Manchester City mposhti 1-0 Atletico Madridin në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, por mënyra se si luajtën miqtë nga Spanja në këtë ndeshje befasoi edhe golashënuesin e vetëm, Kevin De Bruyne.

Manchester City dominoi plotësisht lojën, ndërsa Atletico Madrid qëndronte vetëm në mbrojtje. Në momente të caktuara të lojës ata luajtën pa sulmues dhe në fushë qëndronin në dy blloqe – pesë lojtarë në mbrojtje dhe pesë para tyre.

“Ekipet po luajnë shumë në mbrojtje kundër nesh, por sonte (dje) pashë për herë të parë që skuadra përballë luan me formacionin 5-5-0 dhe pa sulmues”, tha De Bruyne.

Atletico Madrid nuk goditi asnjëherë portës e Manchester City-t e mbrojtur nga Ederson dhe kjo ndodhi për herë të parë në epokën e Diego Simeone (në 570 ndeshjet e tij në pankinë), të cilët i drejton prej dhjetorit 2011.

Guardiola tha pas ndeshjes se ai priste që Atletico Madrid të luante në një formacion 3-5-2 dhe se ishte i befasuar kur i pa ata të luanin një formacion 5-5-0.

“E ndjenim se ata do të luanin 3-5-2, më pas ata u përshtatën dhe shkuan në 5-5-0, diçka që në kohët parahistorike dhe sot është shumë e vështirë të sulmohet.

Nuk ka hapësirë, ata janë të fortë, ndërsa ne jemi të vegjël dhe të lehtë. Është çështje durimi, në pjesën e parë u thashë se po bënim mirë dhe loja u prish në pjesën e dytë, por unë tashmë mendoj se do të jetë një lojë e ngjashme në Madrid”, tha Guardiola.

Golin e vetëm për Manchester Cityn, kujtojmë, e shënoi Kevin De Bruyne pas një asistimi perfekt të Fodenit.