Eneo Bitri rikthehet te Partizani. Mbrojtësi qendror u largua nga Astana pas gjashtë muajsh dhe tani e ka mbyllur me “Demat e kuq”.
Mbrojtësi beratas e ka njoftuar rikthimin te Partizani përmes një postimi në rrjetet sociale. Bitri ka qenë një nga pikat më të forta vjet.
Tashmë rikthehet për të krijuar sërish dyshen e mbrojtjes me Belicën. Bitri pati një ofertë edhe nga Kukësi, por në fund ka zgjedhur Partizanin.