‘Janë dhunuar liritë…’/ Berisha siguron opinionin: Ky është revolucion për lirinë e demokratëve

205
Sigal

I pyetur se çfarë ndodhi me revolucionin e ideve dhe si ka mundësi që gjithë lufta brenda PD-së të përfundojë në një luftë për ndërtesë, ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj se ky ishte një revolucion.

I ftuar në një emision, ish-kryeministri Berisha u përgjigj duke thënë se ideja e kësaj lëvizjeje është liria e njerëzve që ‘u janë dhunuar liritë elementare’.

Berisha: Ky revolucion ka një ide themelore. Lirinë. Dhe unë të garantoj që ky është revolucion. Ata që nuk e perceptojnë të tillë nuk e kanë të drejtë. Mund të të jap shumë fakte pse ky është një revolucion. Nuk vinë ata dhjetëra-mijëra e qindra mijëra njerëz as për problemet e Sali Berishës, as për pasionin për Sali Berishën. Ata vinë sepse e ndjejnë veten të dhunuar në liritë e tyre. Ju nuk mund të imagjinoni se çfarë gjendje katastrofale janë katandisur ata këto 8 vite në raport me të drejtat e tyre.