Mbrëmje spektakolare me 24 gola, ja 7 skuadrat e kualifikuara (VIDEO)

191
Sigal

Zbulohen dhe 7 skuadrat e tjera që kualifikohen për raundin e 1/8-ave të Ligës së Europës. Arsenal, Ajaks, Vijareal, Shakhtar Donetsk, Molde, Rejnxhërs dhe Granada prenë zyrtarisht biletën për fazën pasardhëse të kompeticionit. Kapiteni i Arsenalit, Pier- Emerik Obamejang arriti t’i siguronte kualifkimin “Topçinjve” pak minuta nga fundi ndaj Benfikës. Portugezët ishin pranë kualifikimit, por sulmuesi nga Gaboni u dogji përfundimisht shpresat. Edhe pse humbi në fushën e Napolit, Granada kualifikohet me rezultatin tota 2-3 ndaj të kaltërve.

Skuadra e Xhenaro Gatuzos arriti të shënonte dy herë në shtëpi, por goli i Montoros në minutën e 25-të vulosi dhe fatin e kualifikimit. Vlen për t’u përmendur dhe kualifikimi i Moldes ndaj Hofenhaimit. Norvegjezët fituan në Gjermani 0-2, teksa sfida e parë në Norvegji u mbyll 3-3. Molde realizoi të pamundurën duke triumfuar në Gjermani.

Totenhemi ishte skuadra e parë që siguroi dje kualifikimin për në 1/8-at e Ligës së Europës. 8 ndeshjet e orës 21:00 do të plotësojnë dhe grupin me 16 skuadrat e kualifikuara për më tej në këtë kompeticion.

ARSENAL-BENFIKA 3-2

AJAKS-LILË 2-1

SHAKHTAR DONETSK-MAKABI TEL AVIV 1-0

NAPOLI-GRANADA 2-1

VIJAREAL-SALZBURG 2-1

HOFENHAIM-MOLDE 0-2

REJNXHËRS-ANTVERP 5-2