‘Selfie’ që tronditi tifozët e futbollit, Salah ka ende dhimbje

543
Sigal

Kombëtarja e Egjiptit zbarkoi një ditë më parë në Rusi, por gjatë zbritjes së lojtarëve një lajm i rëndë është marrë vesh nga tifozët.

Një adhurues i Mohamed Salah i është afruar menjëherë sapo zbriti nga autobusi dhe i ka kërkuar të bëjë një selfie.

Egjiptiani refuzoi po djali i ri këmbëngul dhe në një momenti i vendos dorën në shpatullën e djathë ku Salah reagoi menjëherë për shkak të dhimbjeve.

Kjo tregon se Salah nuk është akoma gati për të zbritur në fushën e lojës dhe është në fazë rikuperimi.

Nuk dihet nëse ai do të jetë gati për të luajtur në Kupën e Botës, pas dëmtimit që mori në finalen e Champions League pas një përplasje me kapitenin madrilen Sergio Ramos.