Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF përcaktohen aktivitetet kombëtare

397
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në drejtimin e Presidentit Armand Duka.
Institucioni më i rëndësishëm i FSHF, në periudhën mes dy Asambleve, ka miratuar datat dhe kalendarin e Kampionateve Kombëtare të Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë, i Moshave U-17 dhë U-19 për edicionin e ri 2015-2016.
Gjithashtu është miratuar skema e organizimit dhe data e zhvillimit të ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Gjithashtu është përcaktuar edhe data e zhvillimit të finales së Superkupës së Shqipërisë për edicionin e ri, e cila do të zhvillohet më datë 16 gusht 2016.
Është vendosur gjithashtu që për kategoritë e moshave U-17 dhe U-19, në edicionin e ri futbollisti të organizohet edhe Kupa e Shqipërisë.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF, ka miratuar gjithashtu edhe një fond ndihme financiare për Komitetin Olimpik Special Shqiptar, që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike për këtë kategori.
Kampionati Kombëtar i Kategorise Superiore do të fillojë më 22.08.2015 dhe të mbarojë më datën 21.05.2016.
Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë do të filloje më datën 12.09.2015 dhe të mbarojë në datën 19.05.2016.
Kampionati i Kategorisë së Dytë do të fillojë në datën 20.09.2015 dhe do të mbarojë në datën 19.05.2016.
Kupa e Shqipërisë do të fillojë në datën 28.08.2015 dhe do të mbarojë në datën 26.05.2016.
Superkupa e Shqipërisë, për edicionin e ardhshëm futbollistik, do të luhet në datën 17.08.2016.
Kampionati i moshave U-17 dhe U-19 do të fillojë në datën 30.08.2015 dhe të mbarojë ne daten 15.05.2016. 
Sigal