Mbeti pa ndjenja për 20 minuta, ja si është gjendja e Frashërit pasi u sulmua nga tifozët

291
Sigal

Stivi Frashëri u bë viktimë e sulmeve të tifozëve të Gjilanit në fund të ndeshjes me Ballkanin. Pasi Enea Koliçi barazoi sfidën për Gjilanin në shtesë, tifozët vendas hynë në fushë dhe në rrëmujë e sipër goditën në kokë Frashërin duke e lënë të shtrirë e duke bërë që të dërgohej me urgjencë në spital.

“Tani është kthjellur dhe po merr infuzion. Pastaj do të dërgohet në rezonancë”, tha Idriz Hajrizi, një nga zyrtarët e klubit të Ballkanit.

Lojtari mbeti pa ndjenja në momentin që është goditur në kokë nga tifozët kundërshtarë, duke i rrezikuar seriozisht tjetrën.

“Stivi Frashëri u dërgua në spital dhe ishte pa ndjenja për 20 minuta”, ishin fjalët e Arsim Kabashit, presidentit të Ballkanit rreth kësaj ngjarje të rëndë.