Mbappe largohet nga PSG, kampionët e Francës në kërkim të pasuesit

14
Sigal

Tashmë të gjithë e dinë, Kylian Mbappé do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit për t’u transferuar me gjasë te Real Madrid. Kampionët e Francës nuk humbasin kohë dhe kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e sulmuesit.

Përveç emrave të përmendur tashmë (Osimhen, Leao, Rashford, Salah), në listën e parizienëve, sipas asaj që shkruhet në El Pais, është edhe Luis Diaz i Liverpool. Diaz, në këtë edicion ka marrë për dore sulmin e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, duke shënuar 11 gola dhe duke dhënë 3 herë pasin e fundit.

Gazeta kolumbiane shpjegon se kalimi i Luis Diaz te PSG është një operacion i realizueshëm, duke qenë se Liverpool nuk i ka mbyllur kurrë dyert për lamtumirën e tij të mundshme, pasi përfitimi ekonomik nga shitja e tij mund të përshpejtojnë negociatat për rinovimet e Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah.Barcelona po vëzhgon situatën, por PSG ka potencial më të madh ekonomik për të plotësuar kërkesën prej 140 milionë euro të The Reds.