Maratona e notit në Liqenin e Mjelmave/ Presidenti i FSHN, Agim Çiraku: Pogradeci në rrugë të mbarë për rikthimin e kampionëve të notit

MARATONA/ Të shtunën paradite, në Liqenin e Mjelmave u zhvillua veprimtaria e notit që morri përmasa kombëtare. Presidenti i FSHN, Agim Çiraku vlerëson të gjithë garuesit

Agron KAJA

Agron Kaja
Sigal

Zoti President, nuk u shfaqët të shtunën në Maratonën e notit “Agron Ruvina 2025”, ishte ftohtë në Pogradec?

Përpos shakasë tuaj, unë në Pogradec ndjehem shumë ngrohtë edhe në stinën e dimrit, por disa angazhime profesionale brënda dhe jashtë Shqipërisë, nuk më mundësuan të ishaprezent në këtë veprimtari. Jam ndjerrë me mëndjen tek Liqeni.

Ju i keni marrë informacionet, ndaj në këtë bisedë dukeni entuziast pas kësaj Maratone?

Natyrisht që kështu ndjehesh kur mëson se veprimtari të tilla e kthejnë në një ambient feste, ambient entuziazmi e garimi, i cili të përfshin në afshin liqenor. Organizimi, mikpritja pogradecare dhe zhvillimi i Maratonës, e dhanë këtë ndjesi.

Më shumë se sa garat, nga informacioni që keni, çfarë veçoni ju nga kjo veprimtari?

Informacioni më kryesor ishte se në Pogradec noti është “gjallë” dhe emri i Agron Ruvinës është një shëmbull, nga ku Pogradeci duket se ka nisur një rrugë të mbarë për rikthimin e kampionëve të notit. Kanë qënë gara festive model dhe me rivalitet.

Ju si një ish-notar, e ndjeni nostalgjinë e viteve kur garonit në notin shqiptar?

Natyrisht që po! Nostalgjia në të tilla raste është e natyrshme, por ka një ndryshim. Sepse në kohën tonë nuk janë zhvilluar veprimtari të tilla me kaq kulturë sportive e qytetare në Pogradec. Ndërsa nostalgjinë e shtojnë emrat që shkojnë çdo vit aty.

Një ditë para Maratonës, ju u shprehët për gazetën “Telegraf” se do kishte garë, por edhe festë. Ishte e tillë?

Unë ja u përmënda edhe më sipër kur më pyetët pse isha entuziast. Nuk u zhgënjeva sepse të gjithë që e përjetuan këtë veprimtari, nisur nga përgatitjet me kulturë buzë liqenit, mikpritja, organizimi dhe zhvillimi i garës, ishin festë më vete.

Realisht, Maratona u zhvillua me rivalitet, po çfarë qëllimi ka më shumë kjo Maratonë për FSHN-në që ju drejtoni?

Kjo Maratonë i kushtohet një emri të madh në notin shqiptar, Agron Ruvinës. Përkutimi i tij, mendoj se veç respektit mbetet edhe një nxitje për brezat e rinj në Pogradec. Ky është qëllimi primar, i cili duhet vlerësuar edhe si respekt i historisë.

Nisur nga kjo Maratonë, ju e shikoni që në Pogradec ka një lëvizje të mirë për gjallërimin e sportit të notit?

Do veçoja dy specialistët e respektuar të notit shqiptar, Sotiraq Iftica dhe Vladimir  Mato, të cilët duhen falenderuar për gjithçka kënë nisur me brezat e rinj. Por edhe Bashkia e Pogradecit ka dorën e mirë në këtë veprimtari, të cilën në projektet e FSHN-së mendoj ta bëjmë pjesë të garave kombëtare.

Bëhet e mundur që në vitin 2026 ju ta vendosni Maratonën “Agron Ruvina” në kalendarin vjetor kombëtar të FSHN-së?

Edhe kjo është diçka që mund të ndodhë, por duhet diskutuar më gjërë këtu në Pogradec dhe me grupe të tjera të komunitetit të Notit në Shqipëri. Deri në mbyllje të këtij viti sportiv, besoj se do ta mbyllim si një veprimtari të re me shumë vlerë.

Edhe pse nga larg, po cili është konkluzioni juaj në mbyllje të kësaj Minimaratone, cili është?

Nga larg në distancë me Pogradecin, i falenderoj organizatorët, pjesëmarrësit, garuesit dhe fituesit. Vlerësimi është pozitiv, dhe kështu i pres në fundin e muajit në Durrës në Kampionatin Kombëtar. Në Pogradec, Maratona e bëri “nxemjen”.

100 GARUES

Ky ishte numri i garuesve në Maratonën “Agron Ruvina 2025” në Pogradec, ku morrëqn pjesë të rinj, të reja dhe veteranë të sportit të notit

1800 METRA

Kjo ishte distanca që e përshkruan të gjithë garuesit e Maratonës “Agron Ruvina 2025” në Pogradec, kategoria të Rritur e Veteranë të notit

Në Liqenin e Mjelmave, me garimin e më shumë se 100 pjesëmarrësve nga Pogradeci, Tirana, Elbasani, Durrësi, Saranda, si edhe nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut e diaspora, Pogradeci e kishte bërë gati festën e garës, madje edhe vetë Liqeni sikur dukej i “displinuar” nga valët e tij të zakonshme

FITUESIT E MARATONËS

Kategoria: Fëmijë 14 vjeç

FEMRA

1.Ambra Bardhoshi     Te Stela

2.Evie Asllanaj           Te Stela

3.Ajlin Talelli Elbasani

MESHKUJ

1.Devi Shtaro              Durrësi

2.Jakob Xhindoli         Elbasani

3.Drini Karanxha        Te Stela

Kategoria: Të rinj&të rritur

(Profesionistë-në 1800 m)

FEMRA

1.Lizi Gusho              Pogradec

2.Evie Asllanaj            Te Stela

3.Ambra Bardhushi     Te Stela

MESHKUJ

1.Devi Shtaro              Durrës

2.Avi Luga                  Elbasani

3.Sokrat Agolli            Elbasani

Kategoria: Veteranët mbi 40 vjeç

FEMRA

1.Ana Angjellari          Pogradec

2.Adelajda Dëllinja     Elbasani

3.Teuta Toska             Elbasani

MESHKUJ

1.Andi Kongoli           Elbasani

2.Kiço Tola                 Pogradec

3.Edi Spirollari            Pogradec

VLERËSIME

Garuesi më i vjetër në moshë:

Sulejman Poda            83 vjeç

Garuesi më i ri në moshë:

Bojkon Lula                7 vjeç

Garë festive në Liqenin e Mjelmave, pjesëmarrës nga Shqipëria e diaspora

Dita e shtunë ishte shumë e “zhurmshme” dhe festive në bregun e Liqenit të Mjelmave në Pogradec. Të ardhur nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, amatorë dhe profesionistë nga Pogradeci, Tirana, Elbasani, Durrësi, Saranda, si edhe nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhe nga diaspora, pjesëmarrës të shumtë sfiduan me garën e bukur, që në këtë ditë e kishte ulur nxehtësinë e ditëve të mëparshme. Në këtë ambient, Bashkia Pogradec, me dy specialistët e notit, Sotiraq Iftica e Vladimir Mato, kishin organizuar një veprimtari, së cilës i rinte mjaft bukur emri “Agron Ruvina”. Kjo Minimaratonë solli jo vetëm garë, por edhe bukuri sportive në bregun e liqenit, e brënda tij, pasi mblodhi qindra pjesëmarrës, fëmijë, të rinj e të reja nga 14-24 vjeç, si edhe veteranë të këtij sporti. Ata që dëshironin të garonin ishin të shumtë, por përzgjedhja e garuesve e uli në 100 numrin e atyre që u hodhën në ujrat e liqenit, në luftën sportive për të dalë sa më mirë nga kjo garë, e cila  përshkroi 500 metra në ujë. Nga Pogradeci, Tirana, Elbasani, Durrësi, Saranda, si edhe nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut ishin ata garues që shënuan emrin e tyre si fitues në kategoritë përkatëse në Maratonën e notit “Agron Ruvina”, e cila mbylli suksesshëm edicionin e 5-të, aktivitet i zhvilluar në nder të notarit rekordmen pogradecar Agron Ruvina.

FLASIN DY ORGANIZATORËT

Vladimir Mato: Ky është viti i masivitetit në Maratonën e notit

Specialisti në sportin e Notit, Vladimir Mato, e vlerësoi Maratonën “Agron Ruvina 2025” edhe për masivitetin, por edhe për risitë e tjera. “Mendoj se këtë aktivitet që e organizojmë me shumë pasion, kujdes e respekt, ku prania e shumë pjesëmarrësve në bregun e liqenit na bën të ndjehemi të respektuar. Por edhe njoftimi i pushuesve për zhvillimin e garës besoj se e solli nxitjen në këtë pjesëmarrje të madhe shikuesish, ndërsa gara kishte shumë masivitet dhe u zhvillua me bukuri e rivalitet, kishte më shumë garues se sa në veprimtaritë e tjera. Unë mendoj se ky është viti i masivitetit në Maratonën e notit, e për këtë do punojmë këtu në Pogradec që tashmë kjo të mbetet një traditë e përvitshme në qytetin tonë. Pogradeci dhe noti e meritojnë!”, ishte ky vlerësimi i njërit prej organizatorëve të Maratonës së Pogradecit, Vladimir Mato.

Sotiraq Iftica: Maratona kishte rivalitet dhe garë të bukur

Njëri nga organizatorët e Maratonës “Agron Ruvina 2025”, specialist i notit Sotiraq Iftica, e vlerëson me nota pozitive këtë veprimtari. Në këndvështrimin e tij, Iftica vlerëson jo vetëm pjesëmarrjen, por edhe rivalitetin e bukurinë gjatë garës. “Për mua kjo ishte një veprimtari e shkëqyer, ndoshta edhe nuk e prisnim këtë pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria, nga shtete të tjera dhe nga diaspora. Sepse në garë morrën pjesë edhe shtetas të të huaj e shqiptarë të diasporës, duke sjellë ngjyrat e bukura sportive që në Pogradec janë të respektuara. Do veçoja shumë interesimin e Presidentit të FSHN-së, zotit Agim Çiraku, i cili në pamundësi për të qënë fizikisht, na inkurajoi. E këtu vlerësoj shumë ndihmesën e Kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Notit, Sadik Mema, sepse bashkë me të tjerët në këtë veprimtari, brezi i notarëve të Agroni Ruvinës i shtuan emocionet. Në Pogradec, kjo do ngelet në kujtesë, dhe do jetë e përvitshme për ne”.

Sadik Mema, trajner “Te Stela”: Treguam vlerësim dhe respekt

Nga Tirana për në Pogradec, ky ishte itinerari i garuesve të ekipit të notit “Te Stela”, ku së bashku me trajnerin, Mjeshtrin e Madh Sadik Mema, garuan të shtunën në Maratonës “Agron Ruvina 2025”. “Ne morrëm pjesë në këtë Maratonë me një grup notarësh të cilët unë do ti quaj fitues të mëdhenj. Me paraqitjen e tyre në garë, Ambra Bardhoshi, Evie Asllanaj dhe Drini Karanxha, treguan jo vetëm vlerësimin e lartë, por edhe respekt për emrin e kësaj veprimtarie. Mund të kishim të tjerë fitues nga “Te Stela”, por kjo është gara dhe fituesit ishin të merituar. Do falenderoja gjithë pjesëmarrësit në garë dhe në veçanti veteranët, ku Sulejman Poda sot 83 vjeç është duke notuar si një shëmbull për brezat, që kur ka nisur kjo Maratonë në Pogradec. Mendoj se Agron Ruvina u kujtua me respekt në këtë veprimtari për emrin e tij të madh në historinë e notit shqiptar”.