Skuadra e Manchester United ka fituar pasditen e sotme ndaj Everton me rezultatin 0-3, në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Premier League.
E veçanta e kësaj sfide ishte goli i jashtëzakonshëm i argjentinasit, Alejandro Garnacho në minutën e 3′. Pas një krosi të Dalot nga e djathta, Garnacho goditi në ajër me rafeshatë duke çuar topin në trekëndësh.
Më pas në pjesën e dytë shënuan Rashford dhe Martial për të kompletuar suksesin e skuadrës së Ten Hag në transfertën e Merseyside.
Ndërsa në sfidën tjetër të futbollit anglez, Tottenham zhgënjeu sërish për të tretën herë rradhazi duke u mundur në shtëpi nga Aston Villa 1-2.





















