Dr. Zekri Palushi: Dhimbjet e supit

40
Sigal


Dr. Zekri Palushi, Australi

Dhimbjet e supit, janë një problem i shpeshtë, dhe nganjëherë kompleks, që kërkojnë një përqasje diagnostike të kujdesshme për të vendosur mbi origjinën, apo shkaktarët e tyre. Në shumicën e rasteve ato shkaktohen nga ndryshime brenda strukturave të supit, por ka raste që këto dhimbje të vijnë nga çrregullime të ndryshme të vertebrave cervikale/qafës, artikulacioni acromioclavicular, si dhe nga sëmundje viscerale, (të zemrës, mushkërive, dhe strukturave subdiafragmatike, që në përgjithësi inervohen nga nervi frenik, C3,C4,C5).

Pra, siç shihet, supi është mjaft famëkeq për kurthat e tij diagnostike; veçanërisht për dhimbjet e tij me origjinë nga strukturat viscerale. Një grackë tjetër, që gjithmonë duhet të jetë në qendër të vemendjes, është edhe Polymialgia reumatika; një gjendje që duhet ta konsiderojmë në çdo pacjent, veçanërisht në ato mosha, mbi 50-60 vjeçare, për të cilën do të flasim përsëri, pak më poshtë. Tani, le t’ju kthehemi shkaktarëve më të shpeshtë të dhimbjeve të supit, siç janë: Rotator cuff tendonopathy, (që shpesh quhet edhe ‘’impingement syndrome’’), është shkaktari më i shpeshtë i dhimbjeve të supit. Kjo gjendje mund të shoqërohet me inflamacion (tendinitis), apo me shqyrje, apo këputje në fijet e tendinit, dhe/ose nga shtypje/fërkim i indeve të buta, nën acromion. Në këtë rast mund të përfshihet një nga tendinet, që formojnë Rotator cuff, zakonisht, supraspinatus, (por mund të përfshihen edhe tendine të tjera të kësaj strukture si infraspinatus, teres minor, dhe subscapularis). Tendinopatia e supraspinatusit, mund të shoqërohet me dhimbje të intensiteteve të ndryshme. Po kështu pacienti mund të ankohet për dhimbje kryesisht të përqëndruara në sup, dhe kufijtë e jashtëm të krahut, maximalisht, mbi zonën e inserimit të deltoidit.

Dhimbjet mund të jenë të forta, (si ditën, ashtu dhe natën), dhe shpesh kanë një karakter pulsues. Këto dhimbje mund të përkeqësohen gjatë veshjes së rrobave, shtrirjes në krahun e sëmurë, aktivitetet në tualet etj. Diagnostikimi bazohet në ankesat e të sëmurit, ekzaminimin klinik, dhe në Ultrasonografi, (Highresolution US). Dhimbjet e forta, zakonisht tregojnë për një periartrit calcific, të shpërndarë tek bursa subacromiale (subacromial bursitis). Subacromial bursitis: është i vetmi ç’rregullim inflamator, në zonën rreth artikulacionit të supit, që shoqërohet me një dhimbje të lokalizuar, e cila është edhe si shenjë për të mbështetur diagnozën. Përveç kësaj, i sëmuri ankohet për një dhimbje intensive, konstante; kryesisht në pjesën e jashtme të supit, që përhapet në pjesën e jashtme të pjesës së sipërme të krahut, deri në bërryl. Këto dhimbje agravohen pothuajse nga çdo aktivitet, sidomos gjatë krehjes së flokëve, dhe nëse i sëmuri i gjen mjaft të dhimbshme lëvizjet gjatë veshjes, dhe ç’veshjes, atëherë, kemi të bëjmë me Ngrirje të Supit, (‘’Frozen shoulder’’). Mjekimi: Panadine Forte (paracetamol+codeine), Injeksion lokal me andestetik lokal, 58 mL, (brenda bursës dhe rreth saj), nën acromion,  dhe menjëherë pas kësaj, injektohet 1 mL corticosteroid (longacting), në qendër të dhimbjes. Siç thashë më sipër, është shumë e rëndësishme, që në një të sëmurë me dhimbje supi,… së pari, të përjashtojmë polymialgjinë reumatike, (Polymyalgia rheumatica), sidomos në rastet, kur pacientët janë në moshën mbi 50-60 vjeçarë, dhe tregojnë se janë zgjuar në mëngjez nga gjumi, me një dhimbje të fortë, në të dy supet/shpatullat, me një fillim të menjëhershëm në pjesën e sipërme të krahëve e që shkojnë drejt pjesës së poshtme të qafës, të shoqëruar me një si ngrirje muskulare. Kjo gjendje, mundet ose jo, të shoqërohet edhe me dhimbje të artikulacioneve koksofemorale (ije/këllk). Këto lloj dhimbjesh, kanë tendencë për t’u lehtësuar disi gjatë pasdites, dhe në mbrëmje. Nëse doni që të konfirmoni diagnozën, atëherë mund të bëni një test gjaku, ku do të shihni se ESR është mjaft i lartë (rreth 100), e po kështu, edhe CRP, (Creactive protein), është e rritur.

MJEKIMI:

PREDNISOLONE 15 mg, çdo ditë, për 2 deri në 4 javë. Pastaj, doza ulet ngadalë, ngadalë, (sipas nivelit të ESR, dhe CRP), deri në 5 mg. Zakonisht me këtë dozë (më pak se 5 mg), vazhdohet deri në 2 vjet. Megjithatë, duhet të dijmë se rikthimet/relapset e kësaj gjendje janë të shpeshta dhe mund të shoqërohet edhe me një gjendje tjetër, të quajtur TEMPORAL ARTERITIS.

Në këtë rast, kemi të bëjmë me një syndromë klinike, ku përfshihen Polymialgia Reumatica, (PMR) dhe Temporal Arteritis, (TA), që karakterizohet me shenjat klinike si:

*dhimbje të njëanshme pulsuese koke,

*dhimbje temporal, gjatë prekjes,

*humbje të pulsit në arterien temporale, *claudication të nofullës, *lodhje/dobësi të përgjithshme. Edhe në këtë rast, mjekimi është po me PREDNISOLONE, por fillon me një dozë të lartë, 4060 mg, nga goja, çdo ditë, për 24 javë, plus Aspirin 100 mg, çdo ditë. Sigurisht, që edhe në këtë gjendje, doza zvogëlohet gradualisht, duke u bazuar në uljen e ESR/CRP.

Vëmendje!

1 Në një pacient, me amaurosis fugas, (humbje e përkohshme e shikimit, që përceptohet nga pacjenti, si një perde e zezë, që ulet poshtë vertikalisht në fushën e shikimit të tij, në njërin prej syve), duhet që menjëherë të dyshojmë Arteriti Temporal. Vonesa e diagnostikimit, pas paraqitjes së kësaj shenje, mundet që të ketë pasoja tragjike për pacjentin, si qorrim të përhershëm, ashtu dhe goditje në tru/insult cerebral.

2 Gjithashtu, duhet të mos harrojmë se edhe mjekimi kundra kolesterolit me STATINA, (atorvastatin, fluvastatin, simvastatin, pravastatin, …), mund të shkaktojë shenja të përafërta me ato të një polymialgjie reumatike (PMR).

 3 Të mos harrojmë se dhimbjet e supit, nganjëherë vinë edhe prej qafës, dhe shkaku më i shpeshtë në këto raste, është radikulopatia cervikale, (cervical radiculopathy), veçanërisht në nivelet C45, dhe C56. Po kështu, të mos harrojmë se pothuajse e gjithë struktura e supit inervohet nga nervat cervikale, veçanërisht, nervi i 5 cervikal, dhe në këtë rast, është mjaft e rëndësishme që një dhimbje persistente e supit, e shoqëruar me mpirje dhe dobësim të krahut, duhet që kurrë të mos neglizhohet, përkundrazi, në një rast të tillë, ju duhet të kërkoni menjëherë, ndihmë mjekësore.