Luzitanët nuk zhgënjejnë, Ronaldo shënon dopietë dhe udhëheq Portugalinë drejt fitores (VIDEO)

229
Sigal

Portugalia e nis me këmbën e mbarë “Euro 2020”, duke marrë një fitore 3-0 ndaj Hungarisë. Luzitanët e zgjidhën ndeshjen me tre gola të shënuar në minutat e fundit, njëri prej tyre në kohën shtesë. Diogo Jota dha sinjalin e parë që në minutën e 6-të me një goditje të fortë në hyrje të zonës, që u ndal nga një pritje e bukur nga Gulasci. Në krahun tjetër Hungaria mbrohtet shumë mirë, madje rrezikon që të kalojë edhe në avantazh me Adam Slazai në minutën e 37-të, që u ndal mjaft mirë nga Rui Patricio. Portugalia shpërdoroi dhe dy mundësi shumë të mira për shënim në fundin e pjesës së parë, me Ronaldon, që nuk realizoi me potin e boshatisur.

Në pjesën e dytë, Portugalia dominon në mbajtjen e topit, por has sërish vështirësi në metrat e fundit të aksioneve. Në minutën e 76-të, arbitri nuk jep penallti për një prekje të topit me dorë në zonë nga hungarezët. Vendasit arritën që të shënonin me Slazain, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Raphael Guerrero pas një aksioni të gjatë, arrin që të godasë në hyrje të zonës, teksa me një devijim në fund shkoi në cepin e portës. Dy minuta më pas Portugalia fitoi një penallti, që do të kthehej në gol nga Cristiano Ronaldo. Ylli luzitan nuk u ndal me kaq, teksa në kohën shtesë kompletoi dopietën personale, duke konkretizuar më së miri Europianin e pestë në të cilën merr pjesë.