Luiza Gega me një tjetër sukses ndërkombëtar

299
Sigal

Luiza Gega ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare ku arritur të dalë e treta në garën 3000m me pengesa në Lojërat Olimpike Ushtarake Botërore të mbajtur në Wuhan të Kinës.

Gega ka marrë me vete medaljen e bronzit në sfidën që nisi të mërkurën në Wuhan të Kinës, qyteti pritës, me 100 pishtarë që rrugëtuan përmes East Lake Greenway.

Në vendin e dytë u rendit sllovenia Mismas Marusa, ndërsa medalja e artë shkoi për Katarin që u përfaqësua nga Yavi Winfred.