Luftëtari – Flamurtari mbyllet me barazim, nga 1 pikë për të dyja skuadrat

496
Sigal

Luftëtari-Flamurtari ishte ndeshja që nëse do të luhej dy javë më para nuk do të kishte këtë rëndësi. Ndërprerja e kampionatit pati shumë ndikim në kahun e Flamurtarit. FSHF-ja e ndëshkoi me -6-të pikë për shkak të rrogave të pashlyera kundrejt ish-lojtarëve duke e shndërruar në një ndeshje mbijetese për ekipin vlonjat.

Gjirokastritët janë të parët që kalojnë në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Dejvi Bregu në minutën e 50-të lëviz bukur në krahun e majtë duke hedhur një kros në zonë, i cili do të shndërrohet në gol nga Faife. Flamurtari i njëmijë e një hallave në minutat në vazhdim fillon të zgjohet dhe të shohë drejt portës së vendasve. 8-të minuta nga fundi, Galiç, do të vendoste edhe një herë baraspeshën. Minutat në vazhdim nuk do të sillnin asnjë ndryshim duke sigluar rezultatin 1 me 1.

Me nga 1 pikë për të dyja skuadrat, Luftëtari mban vendin e 5-të me 12 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e parafundit me 7-të pikë.