Lotito konfirmon besimin te Tare: Do të mbetet gjatë te Lazio

117
Sigal

Igli Tare është në rolin e drejtorit sportiv që nga viti 2008.

Ish-sulmuesi shqiptar me plot sukses ka ushtruar këtë profesion tek skuadra nga kryeqyteti italian dhe viteve të fundit ka pasur shumë zëra për të ardhmen e tij. Megjithatë presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka konfirmuar se Tare nuk ka qenë asnjëherë në diskutim.

Gjithashtu i pari i klubit kryeqytetas ka thënë se Tare do të mbetet edhe gjatë në Olimpico në rolin e drejtorit sportiv të Lazios.

“Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vendosur në asnjë moment në dyshim”, tha fillimisht Lotito.

“Këtu flas edhe për të ardhmen, Tare nuk është në dyshim”, u shpreh Lotito.

Tare ka kontratë me klubin kryeqytetas deri në verën e vitit 2023, por së shpejti pritet të nisin kontaktet për vazhdimin e bashkëpunimit mes palëve.

Këtë sezon, Lazio është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv dhe në Serie A mban vendin e tretë në Serie me 24 pikë të grumbulluara duke regjistruar shtatë fitore, tre barazime dhe vetëm një humbje.