Liverpooli ndalet nga Evertoni, skuadra e Klopp zhgënjen në derbi (VIDEO)

300
Sigal

Liverpool nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 0-0 në derbin kundër Everton-it. Sfida e parë pas rikthimit nga ndalesa e pandemisë nuk ka shkuar si duhet për “The Reds”, që rrezikuan që ta humbisnin ndeshjen në minutat e fundit, por u shpëtuan nga shtylla dhe portierit.

Liverpool-i kryeson Premier League me një avantazh prej 23 pikësh ndaj Manchester City-t (ka një ndeshje më pak) kur kanë mbetur edhe tetë javë për t’u luajtur. Everton-i i Carlo Ancelotti-t, nga ana tjetër, është në vendin e 12-të të renditjes me 38 pikë, 8 zonës europiane.