Live Skënderbeu-P. Beogradit/ Nis pjesa e dytë, korçarët nuk dorëzohen për 3 pikët

633
Ka startuar në “Elbasan Arena” sfida e rëndësishme e Skënderbeut kundër serbëve të Partizanit të Beogradit e vlefshme për grupet e “Europa League”. Një takim i shumëdiskutuar për shkak edhe të aspekteve të tjera që nuk kanë shumë të bëjnë me futbollin. Gjithsesi tekniku Ilir Daja do të tentojë të marrë një fitore që do të rrisë shumë shanset e korçarëve për të kaluar grupin.
Minutë pas Minute
45′ Përfundon pjesa e parë pa gola në “Elbasan Arena”
44′ Lilaj provon me një gjuajtje me të majtën, topi përfundon jashtë kuadratit.
38′ Edhe Sabjen Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.
34′ Tavamba i Partizanit të Beogradit ndëshkohet me karton të verdhë.
32’ Marco Radas i dëmtuar lë lojën dhe në vendin e tij futet Fidan Aliti
23′ E pabesueshme çfarë ka shpërdoruar Xhejms Adenij, i cili i vetëm me mbrojtësin e Partizanit, Mitroviç, është vonuar duke i dhënë mundësi këtij të fundit të bëjë një ndërhyrje shpëtimtare.
20′ Gabime të shumta në mesfushë nga të dyja skuadrat.
10′ Bruno Dita tenton me një goditje nga larg, topi përfundon jashtë kuadratit.
7′ Kapiteni Vuliçeviç, provon të befasojë Shehin me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundon në duart e 40-vjeçarit.
6′ Goditja e tretë nga këndi për Skënderbeut, kroson Taku rrezikshëm, por largojnë futbollistët serbë.
4′ Tjetër goditje këndi për Skënderbeun, Taku lëshon një goditje të fuqishme, topi përfundon jashtë kuadratit.
2′ Skënderbeu e nis në sulm, Soue fiton një goditje nga këndi.
1′ Nis takimi në “Elbasan Arena”
FORMACIONET ZYRTARE
Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Radas, Vangjeli, Muzaka, Lilaj, Dita, Taku, Xhejms, Soue
Partizani: Stojkoviç, Tauamba, Viliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Souma, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, N.Miletiç
Sigal