Liga e Kombeve, vendoset data e ndeshjes Maqedoni e Veriut-Kosovë

297
Sigal

Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi që ndeshja e play-off mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve të luhet më 8 tetor në stadiumin “Tose Proeski” në Shkup.

Para sfidës me Kosovën, Maqedonia do të zhvillojë 2 raundet e para të sezonit të ri të Ligës së Kombeve, në shtator, ndërsa më 8 tetor do të mirëpresë Kosovën.

Fituesi i sfidës Maqedoni-Kosovë, më 12 nëntor do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër të play-off, mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës duhej të luhej në muajin mars, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.