Liga e Kombeve/ Takimi Lituani-Shqipëri, FSHF del me njoftim te rëndësishëm

257
Sigal

Ka ndryshuar orari i takimit Lituani-Shqipëri, i vlefshëm për grupin D të Nations League. Ky është njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, që ka njoftuar në faqen zyrtare të saj në Facebook për këtë ndryshim.

“Liga e Kombeve / Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri. Ndryshon orari i ndeshjes Lituani-Shqipëri, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë do të luhet në orën 18:00 të datës 14 tetor 2020”, shkruan FSHF-ja.

Sezoni i parë në këtë kompeticion të ri, nuk ishte shumë i suksesshëm për skuadrën tonë, ndërsa tani,kuqezinjtë synojnë të bëjnë mirë dhe të ngjiten në grupin D, si dhe synojnë të shkojnë sa më larg në ndeshjet Play-Off.