Dalin PAMJET/ “Hijet e natës”, të rinjtë që kryen 11 vjēdhje në Durrës vetëm në korrik

289
Sigal

Publikohen pamje nga tri grabitjet e kryera gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme në Durrës. Një i ri 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së qytetit bregdetar pasi u zbulua se në bashkëpunim me një shok të tij, 17-vjeç, kanë kryer brenda muajit korrik plot 11 vjēdhje.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit, kanë kryer vjēdhje kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparate celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.

Policia tha se arrestoi në flagrancë shtetasin A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjēdhja”. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.